Lavrov veç ankohet: Perëndimi na ka shpallur luftë totale, shkrimtarët tanë po refuzohen

Lavrov veç ankohet: Perëndimi na ka shpallur luftë totale, shkrimtarët tanë po refuzohen

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar perëndimin për shpalljen e një “lufte totale” kundër Rusisë dhe kulturës e popullit të saj, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Aleatët perëndimorë janë duke “e refuzuar Rusinë dhe çdogjë të ndërlidhur”me të, duke përfshirë bllokimin e shkrimtarëve rusë, kompozitorëve dhe figurave të tjera kulturore, tha ai në një takim ministror.

“Perëndimi ka shpallur luftë ndaj nesh, ndaj të gjithë botës ruse. Kultura e refuzimit të Rusisë dhe të çdo gjëje të lidhur më vendin tonë tashmë është duke arritur pikën e absurditetit. Është e sigurtë të thuhet se situtata do të jetë me ne për një kohë të gjatë”, tha Lavrov.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj janë duke dyfishuar, trefishuar, katërfishuar përpjekjet e tyre për të ndotur vendin tonë, duke përdorur të gjitha veglat e mundshme- duke filluar nga sanksionet unilaterale ekonomike deri te propaganda false në hapësirën globale mediatike. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: