Lazio tregon karakterin, merr tri pikët duke përmbysur Interin

Lazio tregon karakterin, merr tri pikët duke përmbysur Interin

Skuadra e Maurizio Sarri ka shënuar një fitore që përveç lojës së mirë, tregoi edhe karakterin e fortë të skuadrës.

Lazio mposhti Interin me rezultatin 3:1, në një ndeshje ku fillimisht ishte në disavantazh, shkruan Periskopi. Goli i parë i Inter shënohej në minutën e 12’ të takimit, kur kroati Perisic tregohej i saktë nga penalltia.

Lazio barazonte vetëm në minutën e 64’, me Ciro Immobile që po ashtu shënonte nga penalltia.

Epërsia e parë e Lazio erdhi në mintuën e 81’, kur Felipe Anderson dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Handanovic, që nuk priti dot si duhet gjuajtjen e Immobile.

Dilemës së fituesit i dha fund SMS, me golin e shënuar në minutën e 90+1’.

Me këtë rezultat, Lazio shkon në kuotën e 14 pikëve, me tri pikë më pak sesa Inter që mbetet me 17 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: