LDK e ka përgjigjen në xhep në rast se Lumir Abdixhiku i thotë “PO” ftesës së Kurtit

LDK e ka përgjigjen në xhep në rast se Lumir Abdixhiku i thotë “PO” ftesës së Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka një përgjigje të prerë në rast se do të pranoj ftesën e Albin Kurtit për takimin siç e ka thënë i pari i VV’së, për të mërkurën apo të enjten, kurdo që lideri i LDK është i gatshëm, shkruan Periskopi.

Deri tani gjithçka që dihet është se disa zyrtarë të LDK-së kanë thënë se gjithçka do të varet nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë kanë thënë se pritet të mblidhen organet e partisë për të vendosur për “JO” apo “PO” për takimin e kërkuar nga Kurti.

Burime të Periskopit kanë thënë se Lumir Abidxhiku nuk gjendet momentalisht në Kosovë dhe nuk dihet nëse do të kthehet deri para datatave të kërkuar nga Albin Kurti për takim.

Një burim i Periskopit ka thënë se edhe në rast se takimi do të mbahet mes Kurti dhe Abdixhikut do të ketë një përsëritje të qëndrimit të betonuar të partisë e cila ka dalë e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në rast se Lumir Abdixhiku do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit , do t`i konfirmohet qëndrimi se LDK nuk do të bisedojë në asnjë rrethanë mundësinë e krijimit të Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje. Është qëndrim i organave drejtuese të partisë, por edhe i vetë kryetarit Abdixhiku”, ka thënë ky burim i Periskopit.

Sipas këtyre burime në partinë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku ka mendime të ndryshme në rast se duhet të takohet me Kurtin apo jo.

“….Por edhe në rast se do të ketë një takim Kurti – Abdixhiku, qëndrimet janë të qarta. Disa në parti mendojnë se duhet refuzuar ky takim”, ka thënë ky burim i Periskopit.

Letra e Kurtit në adresë të LDK`së vjen pas disa takime me partinë e Fatmir Limajt, e që sipas të gjitha gjasave nuk ka ende ndonjë ujdi për bashkëqeverisje. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vëna nga të dyja palët.

E kjo letër e Kurtit nisur në LDK po ashtu vjen në kohën kur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi Listën Serbe se po bënë presion tek disa deputetë joshumicë e joserbë duke pamundësuar kështu krjimin e qeverisë së re. Komunitetet jo shumicë nuk i kanë dhënë një PO të madhe Kurtit në takimet që ka pasur me secilin veç e veç për shkak se disa nga ta kanë pasur kushte.

1’shi dhe 2’shi i VV’së në ofensivë totale – Shkak sikleti i numrave për Qeverinë

Shpërndaje në: