LDK-ja e kap “Pallatin e Rinisë”

LDK-ja e kap “Pallatin e Rinisë”

Ndërmarrjet Publike, ato qendrore dhe komunale do të duhej të shiheshin si promotor të zhvillimit ekonomik të një vendi. Ani pse u nënshtrohen të gjitha procedurave të konkurrushmerisë nëpërmjet konkursit publik, bordet po ‘kapën’ nga partitë që udhëheqin me institucionet ku raportojnë ato ndërmarrje. Së fundmi Lidhja Demokratike e Kosovës e cila udhëheq më kryeqytetin, ka dërguar njerëzit e vet në një ndërmarrje komunale të qytetit të Prishtinës, shkruan Periskopi.

Drejtorët e një bordi komunal emërohen nga Komisioni i aksionarëve të asaj ndërmarrje. Aksionarët përbëhen nga tre asamblistë, dhe një drejtorë komunal që delegohet nga kryetari komunës. Në cilësinë e komisionit të aksionarëve, tre asamblistë të KK së Prishtinës kanë emëruar Bordin e NP “Pallati Rinisë”. Të emëruarit janë:

Gani Sopi

Vjosa Rrahmani

Shuajb Mehmeti

Ariana Pireva

Periskopi ka gjetur se Vjosa Rrahmani ka qenë kandidate për këshilltare komunale nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale, por nuk kishte arritur të fitonte një ulëse pasi nuk kishte marr votat e mjaftueshme. Dihet se zonja Rrhamani është një ndërmarrëse e suksesshme. Po ashtu është e njohur edhe në sportin kosovar.

Kandidati që ka marr më së shumti pikë ka qenë Gani Sopi. I njëjti pritet të jetë edhe kryesues i Bordit. Sopi është anëtar i LDK-së që nga themelimi i saj. Ka qenë anëtar Bordi edhe më herët në ndërmarrje tjera publike në Prishtinë, në kohën kur kishte udhëhequr LDK-ja.

Rezultati i konkursit ka dal para dy ditëve. Kandidatët e pakënaqur me rezultatin e konkursit, nëse konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre, kanë të drejtë ankese në aftin prej tetë ditësh, nga dita e publikimit të njoftimit, pra deri më datë 3 Prill. /PERISKOPI/

    

 

Shpërndaje në: