LDK-ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

LDK-ja sot dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë

Lidhja Demokratike e Kosovës në orën 13:15 do të dorëzojë kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.

LDK-ja njoftoi se kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

“Të nderuar përfaqësues të medieve, sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kujtojmë, Periskopi kishte raportuar me 24 prill se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të nis edhe një betejë ligjore me Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.

Meqë, publikisht Albin Kurti dhe ministrat e tij kanë deklaruar se janë dorëhequr, por ata sërish janë kthyer në zyret e tyre – LDK ka kërkuar qasje në vendimet e tyre që nga data 27 mars 2025.

LDK përmes Qasjes në Dokumente Publike që ka siguruar Periskopi, ka kërkuar qasje në vendimet e ministrave në të gjithë ministritë e Qeverisë së Kosovës, për t’i dërguar në organet e drejtësisë.

“Shpresojmë që kjo e-mail të ju gjej mirë me shëndet dhe punët po ju ecin mbarë. Në pajtim me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike (LIGJI NR. 06/L-081), përkatësisht neni 1 pika 10, Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon qasje në të gjitha vendimet e ministrisë tuaj, nga data 27 mars 2025”, thuhej në kërkesën e LDK-së që e siguruar nga Periskopi./Periskopi/

LDK i shkon deri në fund kallëzimit penal – Kërkon qasje për secilin ministër të Kurtit

 

Shpërndaje në: