LDK’ja mban tubim sot në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë

LDK’ja mban tubim sot në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot do të mbajë takime me qytetarët në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, pritet të prezantojë programin dhe vizionin qeverisës të partisë për Republikën e Kosovës, si dhe kandidatët e LDK-së nga këto zona.

Nga LDK bëhet thirrje që qytetarë, familje, të rinj dhe aktivistë t’i bashkohen këtyre takimeve për t’u njohur nga afër me ofertën politike të partisë dhe planet për të ardhmen e vendit. Fushata shoqërohet me mesazhin “Zgjidhni shpresën”, ndërsa partia u bën thirrje qytetarëve ta mbështesin me votë LDK-në, me numrin 123.

Shpërndaje në: