‘Le t’jua ngjyejnë kryet me vo’ – A e paralajmëroi Ramush Haradinaj sulmin e sotëm me vezë ndaj Hotit

Periskopi.com Lajme

Sot në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës disa persona e kanë sulmuar me vezë zëvendëskryeministrin e LDK’së, Avdullah Hoti, me arsyetimin se nuk duhet hequr taksa ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

Por a qëndron AAK’ja e Haradinajt prapa një sulmi të tillë meqë kreu i AAK’së si një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të heqjes së taksës para dy ditësh kishte paralajmëruar ‘vezë’ nëse do të hiqet taksa.

“Shpresoj që ka me dalë ndonjë i ri dhe ndonjë e re që të mos i lë këta njerëz që të hynë dhe të dalin pa i ngjye me ve. Besoj që këta njerëz ashtu si ia nxijnë jetën këtij vendi me vendime të tilla do të ketë qytetarë të këtij vendi që do t’ua nxijnë jetën dhe nuk do t’i lënë të tallen me këtë Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj më 20 shkurt në Zona B të Klan Kosovës.

Ndërkohë protesta në rast se hiqet taksa ka paralajmëruar edhe nënkryetarja e AAK’së, Albena Reshitaj.

“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të detyrohemi ta përdorim është protesta”, ka deklaruar Reshitaj dje.

Ndaj sulmit të sotëm ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetë Hoti, duke thënë se ata që kanë organizuar sulmin e sotëm synojnë izolimin e Kosovës.

 

Shpërndaje në: