Legjenda e Arsenalit kritikon Wengerin, e quan turp trajtimin ndaj tij
Një nga futbollistët më të mirë në historinë e Arsenalit, Tony Adams ka lëshuar edhe një kritikë të ashpër ndaj Arsene Wenger, duke e akuzuar për të etur për pushtet.
Adams thotë se Wenger është i lirë totalisht sepse bordi nuk bën asgjë fare.
“Ai ka një marëdhënie të çuditshme me paratë. Ka një rrogë prej 8 milionë funtave në vit ndërsa trajnerat e grupmoshave të reja marrin vetëm 30.000 funta. Trajnerët e Chelseat marrin 90.000. Merri 7 milionë Arsene dhe ua ngrit rrogat”, tha ish qendërmbrojtësi, transmeton Periskopi.



Adams është i frustruar me Wenger sepse në vitin 2012 atij nuk iu kishte dhënë mundësia nga francezi që të kthehet tek Arsenali si trajner.
“Kam qenë 23 vite tek ky klub dhe ata më trajtuan ashtu? Duhet të kenë turp”, përfundoi Adams. /Periskopi/



