Legjenda e Liverpoolit thotë se goli i Cristiano Ronaldos mbrëmë është dashur të anulohet

Legjenda e Liverpoolit thotë se goli i Cristiano Ronaldos mbrëmë është dashur të anulohet

Ish-portieri i Liverpoolit, Pepe Reina shfrytëzoi rrjetet sociale pasi Manchester Unitedi përmbysi rezultatin për ta mposhtur Villarrealin, të mërkurën mbrëma.

Klubi nga Mançesteri ishte në disavantazh 1-0 pas 53 minutave lojë, para se Alex Telles të barazonte menjëherë dhe Cristiano Ronaldo të shënonte golin e fitores në kohën shtesë, transmeton Periskopi.

Megjithatë, në rrethana kontraverse, derisa shumë njerëz menduan se goli i fitores është dashur të anulohet për pozitë jashtë loje, përfshirë Pepe Reinan.

Argumenti është se Jesse Lingard ishte në pozitë jashtë loje dhe po e bllokonte pamjen e portierit.

Reina bëri një postim pas vërshëllimës së fundit në mbrojtje të ish-klubit të tij: ”Pozitë jashtë loje, tërë ditën…” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: