Legjenda Ferguson ngritet në këmbë, dhe i buzëqeshur shkon në Old Trafford
Legjenda e futbollit dhe e Manchester United, Sir Alex Ferguson është paraqitur sot për herë të parë në stadiumin “Old Trafford” pas sëmundjes që pati.
Ferguson ishte plot buzëqeshje dhe duket tani i është rikthyer gjendjes normale. Trajneri legjendar gjatë këtij viti u desh të operohej me urgjencë pasi që kishte gjakderdhje në tru.

Skocezi udhëhoqi United për 27 vite duke fituar 13 herë ligën dhe dy herë Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, vlen të përmendim se në gjashtë vitet e para të tij në Manchester, ai nuk e fitoi asnjëherë të vetme titullin e kampionit – gjë që dëshmon, se futbolli modern nuk lejon trajnerë të këtij niveli më. /Periskopi



