Leposaviq: Shtetasi serb provokon policinë me mbishkrime në bluzë
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një shtetas serb ishte afruar pranë veturës së policisë me një bluzë me mbishkrime provokuese dhe ofenduese.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, ndërsa i njëjti është liruar në procedure të rregullt./Periskopi/



