“Letra e Kurtit” – LDK s`ka takim, po diskutohet në nivel nënkryetarësh

“Letra e Kurtit” – LDK s`ka takim, po diskutohet në nivel nënkryetarësh

Lidhja Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Lumir Abdixhiku nuk është mbledhur pas letrës së nisur në adresë të kësaj parti nga Albin Kurti për koalicion me këtë subjekt politik, raporton Periskopi.

Lidhja Demokratike e Kosoëvs ende nuk ka një përgjigje zyrtare për letrën e Kurtit por që kjo cëhsjte po diksutohet në nivel të kryetarit dhe nënkryetarëve.

“Nuk ka asnjë takim të LDK. Letra po diskutohet në nivel nënkryetarësh”, ka thënë një burim i Periskopit brenda këtij subjekti politik.

Pas dështimit të 11 të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK`së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se ka pranuar letrën nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe se do të kthejë përgjigje në kohën e duhur.

“Kam marrë një letër dhe do të kthej përgjigje me kohë. Nuk ka ndodhur asnjë diskutim, ishim në drekë me deputetët,” tha ai para mediave.

Ai shtoi ndër të tjera: “Më lejoni të shkoj në zyrë, ta shoh letrën dhe të jap përgjigje. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë.”

Letra e Kurtit për Abdixhikun, Isa Mustafa e ka një koment të shkurt për LDK-në

Haziri për dështimin e konstituimit të Kuvendit: E neveritshme

Shpërndaje në: