Letra e plotë e Jasharajt ndaj Avokatit të Popullit – Akuza për anshmëri e kërkesë 10.45% rritje page

Letra e plotë e Jasharajt ndaj Avokatit të Popullit – Akuza për anshmëri e kërkesë 10.45% rritje page

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) i ka dërguar një letër sot Avokatit të Popullit, ku thuhet se janë të gatshëm të rishikojnë kërkesën e parë por me kushtin që në fillim të janarit të vitit 2023, pagat e mësimdhënësve të rriten për 10.45 për qind plus 50 euro nga paketa Ekonomike e publikuar nga Qeveria më 3 shtator 2022.

Në letrën e siguruar nga Periskopi, ndër të tjera thuhet kështu:

“Mungesa e gatishmërisë për të lëvizur nga qëndrimi fillestar i saj, qeverinë e bënë përgjegjëse të vetme për situatën e krijuar pasi që siç jeni në dijeni SBASHK-u ka qenë dhe është e gatshme për ta rishikuar kërkesën e saj për shtesën financiare të kërkuar fillimisht”.

Më poshtë keni edhe tri pikat e propozuara nga SBASHK-u:

“Për fund, ju rikonfirmojmë se ne qëndrojmë dhe pajtohemi për zbatimin e këtyre pikave:
1. Rritja e pagës për 10.45 % aq sa ishte rritja ekonomike (BPV) në Kosovë sipas ASK (T1- 4,12%+T2-16.77+T3-14.53 +T4-6.36) bazuar në ligjin për menaxhimin e financave publike dhe shtesa prej 50 Euro nga paketa Ekonomike e publikuar nga Qeveria me 3 shtator 2022 për periudhën shtator-dhjetor 2022, kurse nga janari 2023 rritja e pagës për aq % sa është rritja ekonomike e vitit 2022 plus shkallën e inflacionit e vitit 2022 bazuar në kontratën kolektive SBASHKMASHT (neni 35 paragrafi 10). Të merren parasysh vërejtjet e arsyetuara të SBASHK-ut të dhëna gjatë diskutimit publik për ligjin e pagave si dhe për ligjin e zyrtarëve publik.

2. Plotësim ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr.04/L 131, sidomos të ndryshohet ose fshihet në tërësi neni 8, paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurimeve Pensionale të vitit 1983, pra sipastë cilit kërkohet që ti ketë15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999, deri në fund të nëntorit 2022.

3. Deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore ose në të kundërtën të fillon zbatimi i ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2022.”

Në letrën e dërguar drejt Avokatit të Popullit, shihet se ka edhe kritika të shumta ndaj tij për “anshmërinë që po tregon”.

/PERISKOPI/

Jasharaj për Periskopin: Nuk është e vërtetë që jemi tërhequr nga 100 euroshi

Shpërndaje në: