Lëvizja për Rikthim pretendon se Ibrahim Rugova u pagëzu si i krishterë në vitin 2002

Lëvizja për Rikthim pretendon se Ibrahim Rugova u pagëzu si i krishterë në vitin 2002

Lëvizja për Rikthim, në 20-vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova kanë deklaruar se ish-presidenti u pagëzua dhe u krezmua në një shërbesë private në Kishën Katolike të Prishtinës.

Në tekst pretendohet se ngjarja ishte regjistrur dhe i ishte dorëzuar personalisht Presidentit të SHBA-së, George Ë. Bush, në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, këto pretendime nuk shoqërohen me dokumente zyrtare, deklarata publike apo konfirmime nga familja Rugova, Kisha Katolike apo ndonjë burim i pavarur historik.

Gjatë gjithë jetës së tij publike, Ibrahim Rugova u shqua per një qasje të matur dhe simbolike ndaj besimit fetar, duke promovuar tolerancën ndërfetare dhe duke e mbajtur identitetin fetar larg instrumentalizimit politik./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: