Leylim ley: Ibrahim Tatlises nuk e lejon dhëndrin t’ia puth dorën (Video)

Leylim ley: Ibrahim Tatlises nuk e lejon dhëndrin t’ia puth dorën (Video)

Vajza e Ibrahim Tatlisesit, Dilan Çitak, është fejuar dje me këngëtarin Levent Dorter.

Pamje nga ceremonia janë publikuar në mediat turke, por një moment që ka marrë vëmendje është kur Tatlises s’e lejon dhëndrin që t’ia puth dorën.

Pasi Tatlises e pren shiritin e unazave, vajza e tij ia puth dorën dhe e përqafon. Por, një gjë të tillë, ai s’ia lejoi edhe dhëndrit, shkruan Expressi.

Çifti, i cili e shtyu vazhdimisht fejesën për shkak të koronavirusit, u fejua në një ceremoni të vogë, ku morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të familjes.

Shpërndaje në: