Ligjërata për Gjykatën Speciale në shkolla, Nasim Haradinaj: Të ndërhyjë Prokuroria
Një ligjëratë e mbajtur me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku është trajtuar edhe tema e Gjykatës Speciale, ka nxitur reagime të shumta në opinion.
Pas ligjëratës, nxënësit kanë plotësuar formularë vlerësimi, në të cilët janë pyetur për organizimin e aktivitetit, sasinë e informatave dhe qartësinë e prezantimit lidhur me Gjykatën Speciale.
Në disa komente është shprehur pakënaqësi për përgjigjet e marra, ndërsa në një prej tyre është shkruar edhe mesazhi “Free Hashim Thaçi”, raporton Express, transmeton Periskopi.
Duke folur në emisionin “Kosova Live”, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj këtij aktiviteti, duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë, si dhe mbylljen e organizatës që ka mbajtur ligjëratën në ambientet shkollore, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm./Periskopi



