Ligji për të Huajt, Lutfiu: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ilegalët, humbje e shpresës për shqiptarët në Serbi
Nevzad Lutfiu, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka thënë se lëshimi pe i Qeverisë së Kosovës për serbët që punojnë në institucionet paralele në Kosovë, është humbje e shpresës për shqiptarët në Serbi.
Në një shkrim në Facebook, Lutfiu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës të shtunën është jo i duhur. Ai ka thënë se vetëm reciprociteti do të mund të ndalte diskriminimin që Serbia ua bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i njohur dokumentet e lëshuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë, konsideroj se është veprim jo i duhur. Serbia ka mbi një dekadë që nuk i njeh diplomat e lëshuara nga universitetet e Kosovës, që do të thotë se mbi 10 gjenerata profesionistësh kanë migruar nga vendi ynë si rezultat i këtij veprimi. Kam qenë mbështetës i madh i kauzës së kryeministrit në lidhje me reciprocitetin dhe besoj se vetëm një kauzë e tillë e ndalon diskriminimin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Zmbrapsja nga kjo kauzë do të thotë humbje e shpresës për shqiptarët në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook./Periskopi/
Reagim i plotë:



