Lille po e turpëron Milanin midis ‘San Siros’, i pëson dy supergola për tre minuta
Lille ka shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë kundër Milanit në ‘San Siro’, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Yazici ka kompletuar hat-trickun me dy gola brenda tre minutave.
Fillimisht, ai shënoi për 2-0 në minutën e 55-të, me anë të një goditjeje brilante nga distanca, që përfundoi në rrjetë pasi fillimisht preku topin duke kaluar mbi portierin.
Vetëm tre minuta më vonë, i njëjti lojtar kompletoi hat-trickun, pasi u shërbye për mrekulli në zonë.



