Limaj i mëshon tavolinës: Çka kishit thënë me pas lanë Prishtinën kështu kaotike një kryetar që do ishte figurë e UÇK-së

Limaj i mëshon tavolinës: Çka kishit thënë me pas lanë Prishtinën kështu kaotike një kryetar që do ishte figurë e UÇK-së

Fatmir Limaj është i ftuari i parë i Ilir Mirenës, në një intervistë ku flet ekskluzivisht për herë të parë pas videos famkeqe të Vetëvendosjes lidhur me ‘shkatërruesit e shtetit’.

Limaj foli edhe për ‘narracionin anti-luftë të UÇK-së’ që është krijuar nga një pjesë e shoqërisë kosovare në vitet e fundit, dhe që sipas tij, ‘është shtyrë nga Vetëvendosja’.

Ai pyet se çka do të ndodhte po të ishte një kryetar i ‘kësaj Prishtine kaotike, duke nën udhëheqjen e një njeriu që do të vinte nga lufta”.

“Çka për shembull, me pas kanë ni njeri më udhëheq Prishtinën qe 20 vjet, çka kishi bo? Me qët Prishtinë që është sot? Qysh ishit sjell ndaj qatij kryetari të komunës. Qeky kaos që është. T’ka mbetë kah të shkojsh për Veternik një rrugë, qe me bo me bo, mos me njoftë rrugën kërrsh bohesh teposhtë kah të vish prej Veternikut. Mu një javë me mu vonu një projekt, krejt mu gjujshin, pse su bë qekjo pse su bë qeky projekt, pra ka standarde të dyfishta është shiquar nga dita e parë sjellja, veprimi, angazhimi i një djali vajze të UÇK-së me ata që janë kanë të dashurit e Jugosllavisë. Kjo u kanë qe 20 vite, këtu jemi kanë, nuk është që s’i kemi pa këto gjëra.  Kush e ka kriju këtë narracion qe 20 vjet, të tillët sot janë në pushtet”, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: