Lirohen pasagjerët nga aeroplani i rrëmbyer në Qipro

Lirohen pasagjerët nga aeroplani i rrëmbyer në Qipro

Katër deri në pesë pasagjerë janë parë të kenë dalë nga aeroplani i Egyptair i rrëmbyer dhe i devijuar për në aeroportin Larnaca në Qipro të martën, ka raportuar media shtetërore qipriote.

Nuk është ende e qartë se sa persona kanë mbetur brenda aeroplanit. Më herët, Egyptair ka raportuar se katër pasagjerë të huaj dhe ekuipazhi prej 7 anëtarësh kanë mbetur në bord ndërsa janë liruar 49 të tjerë.

Duke u thirrur në burime të sigurisë, media shtetërore e Qipros ka raportuar se motivet e rrëmbyesit duket të kenë qenë personale, dhe ka kërkuar të kontaktojë me ish-gruan e tij, e cila jeton në Qipro.

“Nuk është diçka që ka të bëjë me terrorizëm”, ka thënë presidenti qipriot, Nicos Anastasiades.

 

Shpërndaje në: