LIVE – Përfundon rundi i pestë: Franklin jep goditje të forta në kokën e Joshuas

LIVE – Përfundon rundi i pestë: Franklin jep goditje të forta në kokën e Joshuas

Tashmë ka përfunduar rundi i pestë në boksin e peshave të rënda mes Joshuas dhe Franklin.

Deri në këtë rund, sipas juris që votuan, fitues është Joshua. Por që Franklin u tregua më i rrezikshëm me disa goditje në fytyrën e boksierit britanik.

Kujtojmë se Joshua ka 24 fitore dhe 3 humbje në karrierën e tij, kurse Franklin ka 21 fitore dhe 1 humbje./Periskopi/

Shpërndaje në: