Liverpool të pamposhtur në shtëpi, fitojnë derbin ndaj Arsenalit

Liverpool të pamposhtur në shtëpi, fitojnë derbin ndaj Arsenalit

Kampioni aktual anglez, Liverpool, edhe pas afro 4 vitesh është duke ruajtur statusin e të ‘pamposhturit’ në Anfiled, pasi sonte në kuadër të xhiros së tretë të Premier Ligës, në përballje kundër Arsenalit, të cilin e mposhtën 3:1, kanë vijuar me fitoren e radhës në shtëpi, shkruan Periskopi.

Ishin miqtë nga Londra ata që në fillim shënuan golin e epërsisë, duke provokuar një përgjigje të shpejt të kampionëve, të cilët fillimisht barazuan në minutën e 28’të, përmes Manes, dhe pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 38’të për 2:1 shënoi Robertson.

Krejt në fund të ndeshjes për ta bërë rezultatin edhe më bindës, për 3:1 shënoi portugezi, Jota.

Vlen të theksohet se te Arsenali nga fillimi luajti si zakonisht mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, kurse Xherdan Shaqiri nuk ishte ftuar fare. /Periskopi 

Shpërndaje në: