Liverpooli merr vendim për të ardhmen e Slot

Liverpooli merr vendim për të ardhmen e Slot

Liverpooli ka marrë vendimin për të ardhmen e trajnerit Arne Slot pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, një nga rezultatet më të dobëta të ekipit nën drejtimin e tij. Ky ishte disfata e tretë radhazi, periudhë në të cilën skuadra ka pësuar shtatë gola dhe ka shënuar vetëm një.

Pavarësisht presionit të madh dhe dyshimeve që janë ngritur për të ardhmen e tij, bordi i klubit ka vendosur ta mbështesë Slotin. Sipas “Mail Sport”, si burime pranë klubit ashtu edhe afër trajnerit kanë konfirmuar se pozita e tij është e sigurt dhe humbja ndaj PSV-së nuk ka ndikuar në besimin që ai gëzon.

Slot vetë ka thënë se nuk shqetësohet për të ardhmen e tij, duke theksuar se fokusin e ka te përmirësimi i paraqitjeve në ndeshjet e ardhshme./Periskopi/

Shpërndaje në: