Liverpooli nuk e bën hesap Arsenalin, e mposht rehatshëm dhe me lehtësi

Liverpooli nuk e bën hesap Arsenalin, e mposht rehatshëm dhe me lehtësi

Liverpooli ka fituar ndeshjen kryesore të javës së tretë në Premier League kundër Arsenalit.

“Të Kuqtë” dominuan që nga fillimi e deri në fund, duke kaluar fillimisht në epërsi me anë të Joel Matipit në minutën e 41-të.

Mohamed Salah dyfishoi shifrat nga penalltia, të cilën e shkaktoi David Luiz duke e kapur për fanelle krejt pa nevojë egjiptianin në zonë, raporton Periskopi.

Salah shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për “Të Kuqtë” në minutën e 58-të.

Londinezët e realizuan golin e nderit pesë minuta para përfundimit të takimit përmes Lucas Torreiras.

Pas kësaj fitore, djelmoshat e Jurgen Kloppit kryesojnë në ligë me nëntë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Arsenali mbetet, të paktën përkohësisht, në vendin e dytë me gjashtë pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: