Llapi mposht Fushë Kosovën dhe vazhdon garën për titull, Prishtina merr pikët e plota ndaj Malishevës

Llapi mposht Fushë Kosovën dhe vazhdon garën për titull, Prishtina merr pikët e plota ndaj Malishevës

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Llapi u kthye te fitorja duke triumfuar me shumë vështirësi ndaj Fushë Kosovës

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për llapjanët e realizoi Ilir Krasniqi (90+2’), teksa vlen të theksohet se paraprakisht humbi një penallti Muhamet Hyseni.

Llapi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe tani renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Ballkani, dhe me pikë të njëjta me Dritën, që mban pozitën e tretë.

Fushë Kosova mbetet në pozitën e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara.

Te fitorja sot u rikthye edhe Prishtina, duke triumfuar minimalisht ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”.

Hasan Hyseni (68’) realizoi golin e fitores për prishtinasit, raporton GazetaExpress.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 71-të, kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Rilind Haziraj.

Prishtina pas kësaj fitore ka 43 pikë në pozitën e pestë, kurse Malisheva mbetet e katërta me 52 pikë.

Standings provided by Sofascore

Shpërndaje në: