Lojtarët e Venezuelës nuk kursejnë Messin – kjo është ndërhyrja më brutale që mund të shihni

Lojtarët e Venezuelës nuk kursejnë Messin – kjo është ndërhyrja më brutale që mund të shihni

Është e vështirë të nalet Lionel Messi.

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, u kthye për një ndeshje tjetër me fanellën e Argjentinës, kësaj radhe kundër Venezuelës.

Messi ishte në disponim të mirë për lojë dhe ndërhyrjet në të ishin të shumta – si gjithmonë – pasi është e vështirë të ndalet ai pa u fauluar.

Por, ndërhyrjet e kundërshtarëve të mbrëmshëm nuk ishin të rëndomta. Ato ishin prej më brutalave që mund të bëhen në një ndeshje futbolli, përcjell Periskopi.

Një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale ka bërë bujë të madhe. Aty shihet ndërhyrja horror e lojtarit të Venezuelës në Lionel Messin.

Ishte Adrian Martinez ai që shtatë minuta pasi hyri në lojë i dha një goditje të fortë kapitenit të Argjentinës. VAR intervenoi dhe e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin.

‘Marca’ e ka cilësuar këtë si ndërhyrjen më të ashpër që Messi është përballur në karrierë. Shikoni videon më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: