Lojtari gati sa nuk e thyen qafën, duke tentuar një festim akrobatik
Ylli i Leicesterit, Patson Daka, pati fat të shmangte një dëmtim serioz pasi ra në qafë gjatë festimit të golit të shënuar në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Sulmuesi 27-vjeçar shënoi golin e barazimit në minutat shtesë gjatë përballjes së Zambias me Malin në fazën e grupeve.
Daka realizoi me kokë pas një harkimi, pas gabimit të Lassine Sinayoko që mendoi se kishte shënuar golin e fitores.
El Bilal Toure gjithashtu humbi mundësinë për të thyer barazimin kur gaboi një penallti për Malin në pjesën e parë.
Por reagimi i Dakas për të festuar golin e vonë shkoi keq, pasi krahu i tij nuk mbajti gjatë tentativës për një rrotullim akrobatik, duke bërë që ai të bjerë në mënyrë të pakëndshme në qafë në “Stade Mohammed V” në Casablanca.
Fatmirësisht për trajnerin e Leicesterit, Marti Cifuentes, dhe për Zambian, duket se ai shmangu dëmtimet serioze./Periskopi/



