Lojtari i Heerenveen pëson lëndimin më të çuditshëm – gjithçka faji i një karrote

Periskopi.com Sporti

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Holandë, ku mbrojtësi suedez Rami Kaib, është dëmtuar dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës për faj të një karrote.

Mbrojtësi i majtë kishte pësuar një dëmtim në fushat e lojës dhe ishte lënë pushim nga trajneri i Heerenveen në sfidat e fundit. Por më pas ndodhi edhe ngjarja e çuditshme.

Roelof De Vries shpjegoi për RTV Noord atë që kishte ndodhur. “Kaib morri një goditje në nofull gjatë një ndeshje pak kohë më parë. Ai vazhdoi stërvitjen e sigurisht edhe të ushqehej me dietë, ku perimet janë të rëndësishme. Por ai hëngri një karotë dhe me sa duket ajo karotë ishte mjaft e fortë. Aty pësoi krisjen, iu thye nofulla, nga një karotë”, zbuloi ai.

Kaib, 24 vjeçar, do të jetë i detyruar që të qëndrojë pushim tashmë për të paktën një muaj, derisa të shërohet ky dëmtim i cili pa frikë mund të klasifikohet ndër më të çuditshmit në historinë e futbollit.

Shpërndaje në: