Lojtari i Trepçës ’89 impresionon që në ndeshjen e parë testuese në Zvicër, shënon kundër Young Boys

Lojtari i Trepçës ’89 impresionon që në ndeshjen e parë testuese në Zvicër, shënon kundër Young Boys

Futbollisti Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja i ka befasuar zviceranet qysh në ndeshjen e parë testuese.

Milot Avdyli ka shënuar gol në miqësoren Young Boys – Aarau, shkruan IndeksOnline.

Ai është në testime te klubi i Aarau dhe nëse ka paraqitje të mira mund të nënshkruaj me klubin zviceran.

Para disa dite për IndeksOnline kishte folur edhe Presidenti i klubit mitrovicas, Abedin Zeka duke deklaruar: “Aarau ka dërguar ftesë zyrtare për Avdylin dhe ai do të qëndrojë 9 ditë. Shpresoj që Miloti t’i pëlqejë zviceranëve dhe pastaj të hyjmë ne negociata për transferimin e tij”.

 

Shpërndaje në: