Londra vishet ‘kaltër’ – Lukaku shkëlqen në fitoren e Chelsea ndaj Arsenal

Londra vishet ‘kaltër’ – Lukaku shkëlqen në fitoren e Chelsea ndaj Arsenal

Chelsea ka fituar derbin e Londrës ndaj skuadrës së Arsenal.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka marrë edhe një tjetër fitore, kësaj radhe ndaj rivalit lokal, me rezultatin 0:2, shkruan Periskopi.

‘Blutë’ e nisën furishëm ndeshjen, duke gjetur golin pas vetëm 14 minutave lojë, kur Reece James asistoi për Romelu Lukakun, i cili kësisoj aventurën e re me Chelsea e nisi me një gol.

Nuk vonoi shumë dhe Chelsea gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të James, që tani merrte rolin e golashënuesit. Ky gol vulosi dominimin absolut të Chelsea në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Arsenal bëri diçka më mirë, por jo mjaftueshëm për të kërcënuar skuadrën e Tuchel. Lukaku mund të shënonte edhe një gol, por traversa ishte në ndihmë të Bernd Leno.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e gjashtë pikëve në dy ndeshje, kurse Arsenal regjistron humbjen e dytë radhazi, duke mbetur në pritje të pikëve të para. /Periskopi/

Shpërndaje në: