Loriana Kuka e pandalshme, prek gjysmëfinalen
Loriana Kuka e ka mposhtur xhudisten austriake Berandette Graf turneun e xhudos Grand Prix Marrakech në Marok, duke e arritur gjysmëfinalen.
Xhudistja kosovare fitoi me ippon duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të dielën në Marok.
Loriana është në kërkim të medaljes së parë të artë këtë vit dhe të dytën në përgjithësi.
Luize Malzahen e Gjermanisë do të jetë kundërshtarja e kosovares për një vend në finale.



