Loriana Kuka garon në një kategori 26 kilogramë më të madhe se Majlinda Kelmendi: Suksesi i saj mund të bëhet madhështor

Loriana Kuka garon në një kategori 26 kilogramë më të madhe se Majlinda Kelmendi: Suksesi i saj mund të bëhet madhështor

Loriana Kuka po garon në Grand Prix-në e Budapestit 2019 në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ajo në sfidën e parë, të vlefshëm për raundin e dytë, e mposhti xhudisten hungareze, Fani Toth, duke e dominuar dhe mposhtur keq atë.

Loriana fitoi me anë të IPPON, për të kaluar në fazën tjetër të garave, shkruan Periskopi.

Por, ajo që duhet theksuar është se kategoria në të cilën garon Kuka është më e rëndësishme se ajo e judokas sonë të famshme, Majlinda Kelmendit. Kuka peshon 26 kilogramë më shumë se Kelmendi, dhe si në çdo sport tjetër, edhe këtu pesha më të rënda marrin vëmendje më të madhe me raste.

Kelmendi garon në kategorinë deri në 52 kilogramë ku është kampione e shumëfishtë. Por, suksesi eventual i Kukës do të përbënte një ngjarje edhe më të rëndësishme për vendin tonë. /Periskopi

Shpërndaje në: