Do luaj Bale në finale të Championsit? Vjen konfirmimi i madh
Gareth Bale do të luajë si titullar në finalen e Champions Leagues kundër Juventusit. Sipas mediave iberike , uellsiani po bën gjithçka që të rikuperojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjendja e tij është përmirësuar dhe ai besohet që do të jetë në 100%-shin e tij për sfidën ndaj italianëve.
Kujtojmë që Juventus-Real Madrid do të zhvillohet më 3 qershor në vendlindjen e Bale, në Cardiff të Uellsit.



