Luftëtari i UFC-së thotë se tymosja e tepërt e mariuanës ia shkaktoi këtë deformim në trup
Israel Adesanya ka zbuluar arsyen për muskulin e lëshuar dhe duket se është nga ‘tymosja e tepërt e mariuanës’ para eventit UFC 253 në shtator.
Në përgjigje, luftëtari tjetër, jon Jones reagoi duke thënë se rivali i tij po rriste gjinjtë, transmeton Periskopi.
Adesanya, megjithatë, menjëherë reagoi duke mohuar se ai ka përdorur ndonjë drogë që ndikon në performancë më të mirë.
”Për të qenë të sinqertë, mund të ketë qenë vetëm jeta jo e shëndetshme. Si tymosja e mariuanës. Këtë ma tha doktori i UFC-së.
”Ai më tha se duhet të ndalem, por nuk do të ndalem, vetëm do të ngadalësoj pak.”
Nigeriani aktualisht ka një bilanc impresiv 20-0 në MMA. /Periskopi.com/



