Lugina sytë kah dialogu Kosovë -Serbi

Lugina sytë kah dialogu Kosovë -Serbi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur edhe për pritshmëritë që kanë shqiptarët e Luginës, nga dialogu Kosovë – Serbi.

Kamberi tha se dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë e sheh si një mundësi të fundit për një nismë të re për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

“Dialogun Kosovë –Serbi e shohim si një mundësi ndoshta të fundit që pozita e shqiptarëve të përmirësohet duke e aplikuar thjesht masat e reciprocitet. Trajtim i barabartë i pakicave në Ballkan është zgjidhje e cila jep mundësi për një paqe afatgjate”, tha ai për teve1.

Tutje, Kamberi theksoi se Serbia është vendi i vetëm në rajon që ua ndalon pakicave përdorimin e simboleve  të veta kombëtare por që i detyron ato që t’i ndryshojnë ato.

Shpërndaje në: