Lukashenko siguron Perëndimin: Fleni të qetë, nuk jemi të interesuar për luftë

Lukashenko siguron Perëndimin: Fleni të qetë, nuk jemi të interesuar për luftë

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, ka thënë se Minsku nuk është duke kërkuar një konflikt me NATO-n, në kohën kur janë rritur tensionet në mes Rusisë dhe Perëndimit, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Aleati i vjetër i Kremlinit tha për Associated Press se Vladimir Putin nuk është i interesuar për një luftë me NATO-n dhe i bëri thirrje Perëndimit që të sigurohet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Putin me gjasë duket se nuk dëshiron një konfrontim direkt me NATO-n. Përdoreni këtë dhe bëni çdo gjë që kjo mos të ndodhë. Përndryshe, edhe nëse Putin nuk dëshiron, ushtria do të reagojë”, tha lideri bjellorus.

Në lidhje me mundësinë e një sulmi të Bjellorusisë ndaj Perëndimit pasi që ushtria e tij njoftoi për disa manovra që rritën shqetësime në Ukrainë, Lukashenko tha se vendi i tij nuk dëshiron ta kërcënoj askënd.

“Ne nuk duam ta kërcënojmë askënd. Nuk e bëjmë një gjë të tillë dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen. Për më tepër, ne nuk mund të kërcënojmë- ne e dimë se kush është kundërshtari ynë, kështu që të nisim një lloj të konfliktit ose një lloj të luftës këtë në Perëndim nuk është fare ne interesin e shtetit të Bjellorusisë. Kështu që Perëndimi mund të flej i qetë”, shtoi Lukashenko. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: