Lulzim Aliu viziton kompaninë Swiss Metal Construction në Gurëz të Ferizajt
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka vizituar kompaninë Swiss Metal Construction në Gurëz të Ferizajt, në pronësi të sipërmarrësit Adem Zeqiri.
Gjatë kësaj vizite, Aliu u njoh nga afër me proceset prodhuese metalike, si dhe me sfidat e shumta që përcjellin punën e përditshme të kësaj kompanie.
Ai vlerësoi lart angazhimin dhe profesionalizmin e mbi dyzet punëtorëve të këtij sektori që janë të punësuar në këtë ndërmarrje, duke theksuar rëndësinë që kanë bizneset prodhuese për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Lulzim Aliu theksoi se përkrahja ndaj bizneseve prodhuese mbetet një nga premtimet kryesore të qeverisjes së ardhshme të PDK-së, duke u zotuar për krijimin e politikave lehtësuese që do t’i ndihmojnë sipërmarrësit vendorë të rriten dhe të jenë konkurrues në treg./Periskopi/



