Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama në takim me asambleistët e LDK-së për Prishtinën: Banorët e Prishtinës meritojnë ide të mëdha

Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama në takim me asambleistët e LDK-së për Prishtinën: Banorët e Prishtinës meritojnë ide të mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, z. Përparim Rama, sot kanë takuar asambleistët e LDK-së për kuvend komunal të Prishtinës.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, kryetari Abdixhiku ka shkruar që “Prishtina, banorët e saj, pas shumë vitesh stagnimi, meritojnë ide të mëdha, projekte të mëdha, transformime rrënjësore.”

Më tutje ai ka potencuar se është i bindur që “Përparimi dhe ekipi i tij do të bartin këtë transformim në epokën e re të kryeqytetit; me të cilën do të mburremi të gjithë.”

Ndërsa Përparim Rama ka ndarë një shkrim në faqen e tij të Facebook-ut rreth këtij takimi, të cilin e ka quajtur “mobilizimi i fitores së pashmangshme!” Në këtë postim, kandidati Rama ka shkruar se kanë përçuar “vullnetin për ta transformuar Prishtinën në një qytet me karakter unik në botë.”

Më tutje ai ka shkruar se “[k]oha kur qytetarët e Prishtinës janë kënaqur me pak ka marrë fund. Siç tha kryetari Abdixhiku, tash është koha për ide të mëdha e të guximshme!” Për fund, ai ka potencuar se ekipi i tij ka ide të mëdha, program konkret për realizimin e tyre, dhe guximin për të ëndrruar për to.

Deri më tani, z. Rama është i vetmi kandidat i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

https://prforpr.com/?fbclid=IwAR3EwzJ6n4Am-3G58GwLtiLWROAjDF8fENQZD0z00xHEjJYG1OmyuRMsivA

Shpërndaje në: