Lumir Abdixhiku paralajmëron dorëheqjen nga LDK: Do ta thërras këshillin e përgjithshëm
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media foli pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Abdixhiku paralajmëroi mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm.
“Nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kemi ndërtuar program serioz dhe modern, dhe bëmë fushatë dinjitoze dhe të përgjegjshme. Por ky është verdikti qytetar, dhe para këtij verditkti përulemi të gjithë. LDK-ja ka nevojë të rinovohet më shumë, duke marr përgjegjësinë që më takon do të thërrasë Kuvendin e kësaj partie dhe do t’i shpalosi të gjitha çështjet”, deklaroi ai.
Në fjalën e tij, ai falënderoi të gjithë ata që i besuan dhe ia dhuruan votën
“Ky rezultat ishte i papritur për LDK-në”, u shpreh ai.
Aktualisht, sipas rezultateve në KQZ, LDK ka 13,80% ose 115 mijë e 771 Vota./Periskopi/



