Lushaku-Sadriu: Më 12 tetor e çojmë Kosovën përtej parashikimeve
Jehona Lushaku, deputete e LDK-së, ka shpërndarë një mesazh për datën 12 tetor, duke theksuar angazhimin për një Kosovë të zhvilluar dhe më të drejtë.
Ajo ka deklaruar se do të ecin fuqishëm me një vizion të qartë për çdo komunë, duke punuar për projekte që përmirësojnë jetën e familjeve, arsim më modern, dhe shërbime shëndetësore më të mira për qytetarët.
Lushaku theksoi se përkushtimi është përtej premtimeve boshe dhe bllokadave, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës./Periskopi/
Postimi:
Më 12 tetor, ecim fuqishëm me vizion për secilën komunë. 💪
Përtej premtimeve boshe, drejt projekteve që përmirësojnë jetën e familjeve tona;
Përtej bllokadave, drejt punës që zhvillon çdo qytet;
Përtej shkollimit të vjetruar drejt arsimit modern për fëmijët tanë;
Përtej mjerimit në sistemin shëndetësor, drejt shërbimeve shëndetësore në çdo shtëpi!
Bashkë, e çojmë Kosovën përtej parashikimeve! 🇽🇰💙
#LDKpërtej



