Lushtaku: Nëse ka vullnet, Gjykata Speciale mund të zhbëhet

Lushtaku: Nëse ka vullnet, Gjykata Speciale mund të zhbëhet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Sami Lushtaku ka folur për zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë për propozim aktakuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Ai tha se ka qenë kundër Gjykatës Speciale sepse sipas tij në Kosovë kanë ekzistuar disa gjykata të cilat janë marrë me krimet e luftës, shkruan Periskopi.

Lushtaku po ashtu tha se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me dëmtimin vetëm të individëve që kanë qenë pjesë e UÇK’së, por kjo gjykatë sipas tij dëmton Kosovën si shtet.

Po ashtu Lushtaku u shpreh së nëse ka vullnet në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale mund të zhbëhet./Periskopi/

 

Shpërndaje në: