LVV po “rreh krahë” për rritjen prej 55 eurove në sektorin publik, ndërsa për vdekjet në sektorin privat s’po iu “nihet” zani

LVV po “rreh krahë” për rritjen prej 55 eurove në sektorin publik, ndërsa për vdekjet në sektorin privat s’po iu “nihet” zani

Për me ia rreh krahët vetës nuk përtojnw, por shqetësimet e qyetarëve Qeveria Kurti në detyrë po vazhdon mos ta ketë fortë primare, raporton Periskopi.

Kjo po faktohet edhe në reagimet e vendimet e tyre publike.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

“…na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit”, ka shkruar ndër të tjera deputeti Murati.

Për të njëjtën, edhe vet faqja e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar, duke cituar fjalët e vet deputetit Murati.

Por një veprim i tillë prej anës së tyre nuk u pa për vdekjet e trishta që ndodhën në sektorin privat.

Asnjë nga përfaqësuesit e kësaj partie të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë në karrige udhëheqëse të vendit, nuk reagoi lidhur me vdekjet e punëtorve në vendin e punës.

Kujtojmë që vetëm në javët e fundit kanë vdekur pesë punëtorë në Kosovë.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut duke kritikuar Qeverinë për mosveprime.

“Vdekjet e fundit në vendin e punës kanë marrë përmasa shqetësuese ndërkaq që qeveria po mjaftohet me një reagim thuaja teknik , pa bërë asnjë veprim që këto raste të parandalohen.  Qeveria e Kosovës po shpërfillë sindikatat e pavarura , qoftë duke mos i përkrahur materialisht , qoftë duke injoruar rekomandimet që , po të zbatoheshin  , do të ndikonin në parandalimin e këtyre rasteve”, thuhet në reagim.

Njëjtë edhe Jusuf Azemi, nga Sindikata e Punëtorëve thotë se përkundër vdekjeve të punëtorëve, ka heshtje nga Qeveria në detyrë.

“Për rritjen e sigurisë në punë nuk është asnjë kërkesë e cila në njëfarë forme del nga nëntoka. Kërkesa e sindikatës ka qenë në vazhdimësi: respektimi i ligjit mbi shëndetin dhe sigurinë në punë e cila po themi nga akter duke u nisur nga kryeministri që i kemi tërhequr vërejtjen- tek ministri i financave, transferove dhe punës i cili është njeri kompetent për këtë çështje dhe normal të kryeinspektori i punës dhe fatkeqësisht po themi që jo që po shkon deri tek ulja e rrezikshmërisë tek punëtorët në sektorin privat në Kosovë, por përkundrazi kjo po rritet. Ju e keni pa që faktikisht është dita e tretë ku ne brenda dy ditësh na vdiqën katër punëtor dhe nuk e kemi pa asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës dhe normal që ka pas raste që edhe në luftë ndoshta kemi pas vdekje më të vogla për një periudhë kaq të vogël”, u shpreh Azemi.

Ndryshe, sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 300 mijë të punësuar.

Shpërndaje në: