Macron: Faleminderit që më besuat ta drejtoj Francën për pesë vitet e ardhshme

Macron: Faleminderit që më besuat ta drejtoj Francën për pesë vitet e ardhshme

Projeksionet e televizioneve franceze tregojnë se Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të Francës me 58 për qind të votave.

E, Macron pas fjalimit që pati para qytetarëve ka bërë edhe një postim në Facebook, ku ka falenderuar të gjithë ata që i besuan udhëheqjen për pesë vitet e ardhshme.

“Pas 5 vitesh transformimesh, orësh të lumtura dhe të vështira, gjithashtu edhe krizash të jashtëzakonshme, dua të falënderoj burrat dhe gratë franceze që kanë besuar tek unë për të kryesuar Republikën tonë për 5 vitet e ardhshme”, ka shkruar Macron.

Kujtojmë se Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Ajo besohet se ka fituar 42 për qind të votave./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: