‘Magjistarja’ serbe nuk kryen punë, Kosova mbetet pa mesfushorin kryesor për ndeshjet e marsit

‘Magjistarja’ serbe nuk kryen punë, Kosova mbetet pa mesfushorin kryesor për ndeshjet e marsit

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Danimarkës, që zhvillohet më 21 mars.

Pas stërvitjes së djeshme ku morën pjesë vetëm disa futbollistë, sonte, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut, të cilët nuk janë grumbulluar për shkak të lëndimeve.

Duket se situata tek mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, nuk është edhe aq pozitive. Shkak për këtë gjë është bërë një lëndim që pësoi lojtari me skuadrën e tij të Lacios, teksa për afro një muaj nuk ka qënë i pranishëm në stërvitje.

Ajo që duhet theksuar është fakti se as “magjistarja” serbe Marijana nuk e ka rikuperuar në kohë Berishën, megjithëse njihet gjërësisht në botën e futbollit mbi rekordet e saj në shërimin e lojtarëve.

Për shkak të këtij lëndimi gjendja fizike e tij mund të jetë jashtë pritshmërive dhe për pasojë do të mungojë në sfidën që kanë dardanasit kundër Bullgarisë për eleminatoret e Europianit, por pa harruar edhe miqësoren me Danimarkën.

Shpërndaje në: