Mahmuti: Ndërhyrja e shërbimit sekret zviceran e shpëtoi Martyn në momentet e fundit

Mahmuti: Ndërhyrja e shërbimit sekret zviceran e shpëtoi Martyn në momentet e fundit

Veprimtari shqiptar në Zvicër, Bardhyl Mahmuti ka thënë  se vrasja e Dick Martyt ishte planifikuar në tërësi nga shërbimet sekrete serbe, ashtu sic është shpërfaqur mbrëmë në televizionin zviceran RTS.

Ai tha në emisionin Pressing në T7 se madje armët ishin futur brenda Zvicrës nga shërbimet sekrete serbe dhe se ndërhyrja e shërbimit sekret zviceran në momentet e fundit e ka shpëtuar Martyn.

“Duhet të sqarohet diçka. Lajmi i parë që është publikuar në media ka qenë një insert që është transmetuar mbrëmë në emisionin publik zviceran RTS. Nuk është deklarata bazë e MArtyt. Përkundrazi thuhet se shërbimi sekret i Zvicrës ka pasur informacione të sigurta dhe këto informacione i ka pasur të dëshmuara Ministria ku shihet në mënyrë të qartë se një operacion kriminal është përgatitur nga një grup kriminal i përgatitur mirë në Serbi. Armët janë futur në dhjetor në Zvicër dhe kanë qenë të gatshëm për të kryer operacionin. Shërbimi sekret serb i kishte çuar armët në Zvicër për vrasjen e Dick Martyt. Në ditën kur është përcaktuar të kryhet sulmi, ekipet e armatosura deri në dhëmbë të Zvicrës janë futur në shtëpinë e Martyt për mbrojtjen e tij. Tërë një aparat shtetëror ka qenë në shtëpinë e tij i armatosur deri në dhëmbë, madje kishin edhe granata dore. Katër muaj kanë qëndruar në bodrumin e Martyt dhe televizioni frankofon mbrëmë i ka publikuar pamjet nga ai bodrum”, ka thënë Mahmuti.

Sipas tij, Marty se ka qenë i befasuar nga e gjitha kjo që ka ndodhur. “Marty nuk e ka pritur dhe ka deklaruar se ka qenë i befasuar. Ai nuk e ka pritur sepse i ka bërë një nder Serbisë”, theksoi ai

Shpërndaje në: