Majlinda Kelmendi mëson kundërshtaren e rradhës, ja kur e zhvillon ndeshjen
Majlinda Kelmendi është e vetmja xhudiste kosovare që do të marrë pjesë në Grand Slamin e Gjermanisë, që mbahet në Dusseldorf.
Kampionia olimpike sot e ka mësuar edhe kundërshtaren e parë që do ta ketë përballë, e që do të ndeshet nesër.
Pas shortit të hedhur sot, xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në -52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me gjermanen Verena Thumm, e cila po ashtu kaloi tutje pa luftë, transmeton Periskopi.
Majlinda rikthehet pas triumfit që pati në Grand Slamin e Tel Avivit, ku e fitoi të artën, ndërsa në atë të Parisit pushoi.
Ajo do të ndeshet nesër [e premte], ndërsa synim i vetëm sigurisht që do të jetë medalja e artë. /Periskopi/



