Majtisti serb i shqetësuar me situatën në Veri: Largimi i amerikanëve nga Afganistani, trimëroi ekstremistët

Majtisti serb i shqetësuar me situatën në Veri: Largimi i amerikanëve nga Afganistani, trimëroi ekstremistët

Politikani i majtë serb që vizitoi Kurtin para disa jave, Nenad Çanak, ka folur për situatën në veri dhe ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit.

“Unë mund të them që është një situatë shumë e komplikuar me shumë aktorë të përfshirë.” – ka deklaruar Çanak për Dukagjinin, përcjell Periskopi.

Veçanërisht shqetësuese, ai ka parë vizitën që ka parë ministri serb i Mbrojtjes dhe ambasadori rus në Beograd, Kharchenko, ditë e fundit.

“Ministri i mbrojtjes serbe dhe ambasadori rus në Beograd u afruan te kufiri në VERI – kjo është shenjë jo e mirë.” – u shpreh ai.

“Qëkur trupat amerikane u larguan nga Afganistani, u forcuan ekstremistët në të gjithë botën,” – vijon më tej politikani serb me përvojë, që jo shumë kohë më parë ishte për vizitë te Albin Kurti dhe vizitoi po ashtu edhe disa prej familjarëve të të pagjeturve shqiptarë në Kosovë.

“Çfarë po shoh unë, është një shfaqje për konsum të brendshëm. Këtu nuk qëndron vetëm problemi i targave…” – përfundoi ai.

Shpërndaje në: