Makabre: Shqetësohen familjarët e babait të vdekur nga Covidi në Drenas – QKMF-ja merr vendime absurde

Makabre: Shqetësohen familjarët e babait të vdekur nga Covidi në Drenas – QKMF-ja merr vendime absurde

Duket se një qytetar me familjen e tij është shqetësuar shumë emocionalisht nga QKMF-ja e komunës së tij.

Adnan Xhemajlaj ka pranuar një thirrje dhe një vendim që i kërkonte karantinimin e babait dhe gjithë familjes për shkak të pandemisë Covid-19.

Por, kishte dy probleme: a) babai tij, Avdullahu, kishte vdekur më 8 shtator 2021; b) babai i tij kishte dalë pozitiv para më shumë se dy jave.

Ai ka pyetur stafin “pse ky karantinim pas dy jave?” Përgjigja ka munguar, përcjell Periskopi.

Por, shqetësimet ndaj familjes Xhemajlaj nuk janë ndalur. Ai përsëri është thirrur nga QKMF-ja e Drenasit që tash i ka thënë se lirohet nga izolimi i ndjeri Avdullah Xhemajlaj edhe pse ka vdekur që më shumë se dy javë.

Statusi i plotë:

Shpërndaje në: