Maliqi: Dëshmia e James Rubin është dokument i rëndësishëm historik
Analisti politik Agon Maliqi ka komentuar dëshminë e James Rubin në Hagë, ku ai po përgjigjet në pyetjet e mbrojtes së ish krerëve të UÇK, raporton Periskopi.
Sipas tij dëshmia e ish zytrarit të lartë amerikan do të mbetet dokument i rëndësishëm historik.
“Dëshmia e Rubinit, e që besoj se do të vijohet edhe nga dëshmi të tjera, është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm historik që i përmbys shumë narracione propagandistike. Ai e çmonton argumentin kryesor të prokurorisë, e të cilin e di çdo njeri në Kosovë me sens arsyeje, se UÇK ka pasur strukturë qëndrore të konsoliduar apo dhe të aftë për të udhëzuar dhunë dhe krime në mënyrë sistematike. Por e jep pasqyrën e një grupi të decentralizuar dhe kaotik që vepronte në rrethanat e përballjes me një shtet me plane shfarosëse që u materializuan në Bosnje – kontekst kyç të cilin prokuroria e anashkalon krejtësisht, thuajse UÇK doli maleve me kontrollu territor prej pikës së qejfit”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Lexojeni reagimin e plotë të Maliqit:
Dëshmia e Rubinit, e që besoj se do të vijohet edhe nga dëshmi të tjera, është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm historik që i përmbys shumë narracione propagandistike. Ai e çmonton argumentin kryesor të prokurorisë, e të cilin e di çdo njeri në Kosovë me sens arsyeje, se UÇK ka pasur strukturë qëndrore të konsoliduar apo dhe të aftë për të udhëzuar dhunë dhe krime në mënyrë sistematike. Por e jep pasqyrën e një grupi të decentralizuar dhe kaotik që vepronte në rrethanat e përballjes me një shtet me plane shfarosëse që u materializuan në Bosnje – kontekst kyç të cilin prokuroria e anashkalon krejtësisht, thuajse UÇK doli maleve me kontrollu territor prej pikës së qejfit.
Thaçi portretizohet si figurë politike për menaxhimin e marrëdhënieve me jashtë, i deleguar për këtë punë nga komandantët të cilët kishin kontroll efektiv mbi terrenin, por edhe i vëmendshëm për peshën historike të momentit dhe i gatshëm për t’ju ndihmuar amerikanëve për ta shtyrë UÇK-në drejt agjendës së perëndimit. Nëse dikush mendon se kjo e zhvlerëson peshën e tij historike, unë mendoj se e bën të kundërtën.
Dëshmia e bazuar në raporte të inteligjencës gjithashtu nuk mundohet ta mohojë ekzsitencën e krimeve sporadike ndaj civilëve, por e konteston idenë se ajo ka qenë e organizuar dhe aludon – saktësisht do të thoja – se ajo ishte më shumë produkt i kaosit dhe mungesës së kontrollit, si dhe e tërheq vërejtjen se ka pasur edhe propagandë të Beogradit. Është e qartë se krimet e dokumentuara nga prokuroria kanë qenë më shumë qerime lokale hesapesh apo sulme hakmarrëse, dhe se viktimat e tyre meritojnë drejtësi. Por prokuroria e Speciales qartazi e ka humbur adresën e kësaj përgjegjësie duke u munduar ta ndërtojë një akuzë politike, duke prodhuar kështu padrejtësi të dyfishtë.
Dëshmia e Rubin ishte e rëndësishme edhe për një arsye tjetër: kredibiliteti. Ai e nisi dëshminë me porosinë se ishte Albright ajo që e kishte themeluar Tribunalin e Hagës, dhe se nëse dikush do të hezitonte të përfshihej me kriminelë lufte, ishin ajo dhe Rubin.



