Maliqi e quan delir Bushatin: A ka të drejtë gazetari të thërrasë për dhunë ndaj pushtetit?

Maliqi e quan delir Bushatin: A ka të drejtë gazetari të thërrasë për dhunë ndaj pushtetit?

Analisti kosovar, Shkelzen Maliqi ka komentuar deklaratat e gazetarit dhe analistit Andi Bushati i cili para disa ditësh inkurajoi opozitën për protesta të dhunshme drejt Qeverisë në Shqipëri.

Maliqi duke parë aktet e sotme përballë Kryeministrisë teksa protestuesit tentuan të thyejnë gjithçka  e ku mbetën të lënduar 19 persona, pyet se ‘’a ka të drejt gazetari dhe analisti të thërrasë per shkuljen e pushtetit me dhunë’’.

Ja reagimi i Maliqit në Facebook:

DELIRI I “LAPSIT”

Gazetari Andi Bushati para disa ditesh te portali Lapsi keshillonte opoziten se si do te duhej te veprohej gjate protestes se sotme ne Tirane: “Ajo duhet të ndërmarrë akte radikale që nuk e lejojnë të ketë më kthim në kulisat dhe pazaret e mëparshme. Ata kanë fatin e madh se Rama e ka hequr gardhin e kryeministrisë dhe ka ngritur brenda saj sallën COD ku venerohet kulti i tij. Pikërisht atë mund të pushtojnë qytetarët të shtunën. (…) Le ta zaptojnë atë dhe të mos shkulen prej aty duke dëshmuar se ligji mund të mos përfillet kur është fjala për të kufizuar pushtetarët.”

Sot me 16 shkurt u provua mu ky skenar i “ndermarrjes se masave radikale” dhe i “mosperfilljes se ligjit”. Por, ky ndersim nuk pati sukses. Nuk u pushtua COD-i.

Megjithate, mbetet pyetja e rolit te medias ne ndersimin e akteve te dhunes. A ka drejt gazetari dhe analisti te therret per shkuljen e pushtetit me dhune!? A nuk jane ne demokraci zgjedhjet instrument i nderrimi te pushtetit? C’ne ky delir i lapsit te Bushatit?”

Ndërsa sot pas protestës, Bushati tha se e gjithë protesta ishte një dështim i madh dhe pavarësisht përpjekjeve të opozitës për dhunë, nuk ia dolën dot t’i merrnin frytet.

Bushati u ndal edhe te figura e kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se ai është më i fortë pas kësaj proteste.

“Në qoftë se do të jepnim një konkluzion të përgjithshëm protesta e opozitës është një dështim. Ka një shprehje populli kur do nxjerrësh shpatën nga mielli duhet ta dish nga ta çosh. Në ktë kuptim duket sikur opozita tentoi të bënte dhunë, mori njollën dhe nuk mori frutet.

Edi Rama duket më i dobët mbrëmë në darkë apo sot? Mua më duket se kryeministri Edi Rama është më i fortë sot.’’./Periskopi/

Shpërndaje në: